0030 210 33 18 483

Greqia rrezikon të premten nga cikloni mesdhetar

Tribuna TV 26 Shtator 2018

Një fenomen relativisht i pazakontë ka mundësi të godasë të premten, më 28 shtator, zonat në jug të detit Jon, sipas shërbimit meteorologjik të Observatorit të Athinës.

Bëhet fjalë për ciklonin “Medicanes”, që e ka marrë emrin nga bashkimi i fjalëve Mediterranen = Mesdheu dhe hurricanes = uragan (në anglisht), dhe që zakonisht shfaqet në rajonin e Mesdheut dy herë në vit.

Medicinës paraqet karakteristike tropikale, domethënë, erëra të fuqishme deri 12 ballë, reshje shiu po aq të fuqishme dhe krijimin e “syrit të ciklonit”.

Ndërkohë, vala aktuale e motit të keq, që u emërtua si “Ksenofon” nga shërbimi i emergjencave civile, vazhdon thuajse në të gjithë Greqinë, me erëra të rrëmbyeshme dhe rënie shumë të ndjeshme të temperaturave. Në Greqinë qendrore dhe veriore, në zonat me lartësi mbi 1.800 metra, janë shënuar dhe borërat e para të stinës.

Erërat e fuqishme do të vazhdojnë edhe të premten, duke krijuar probleme për komunikacionin detar, ndërsa reshjet e shiut pritet që të premten të janë të përqendruara në rajonet lindore dhe jugore (Thesali, Greqi kontinentale dhe Peloponez”, si dhe në jug të zonës ishullore (CiklAde, Kretë).

Ndaje me miqte