0030 210 33 18 483

Greqia voton më 7 korrik. Informacion për procesin e votimit

TV TRIBUNA 06 Korrik 2019

Greqia voton të dielën në zgjedhjet parlamentare, të parat që kur vendi nisi të marrë pak frymë pas krizës gati dhjetëvjeçare.

Kandidatët e 20 partive dhe koalicioneve që marrin pjesë në zgjedhjet e 7 korrikut, kërkojnë votën e një elektorati prej gati 10 milionë votuesish.

Të gjitha sondazhet i japin një avantazh të konsiderueshëm partisë më të madhe opozitare, Demokracia e Re, ndërkohë që kryeministri Tsipras insiston se partia e tij SYRIZA i ka shanset që të përmbysë humbjen e thellë në zgjedhjet europiane të 26 majit.

Në vendin e tretë, gjithmonë sipas sondazheve renditet Lëvizja për Ndryshim – versioni i transformuar i PASOK-ut dhe pastaj me radhë, partia komuniste dhe Agimi i Artë që duket se nuk josh më kaq shumë elektorat me diskursin e vet ekstremist të djathtë.

Në parlamentin e ardhshëm ka shumë gjasë të futen edhe dy forca të reja: Zgjidhja greke, një parti me orientim të djathtë dhe DIEM25 e ish ministrit të financave Janis Varoufakis.

 

Informacion për procesin i votimit

Procesi i votimit fillon në ora 07,00 të së dielës 7 korrik dhe përfundon në orën 19,00 të po asaj date.

Ushtrimi i të drejtës së votës, sipas kodit zgjedhor, është i detyrueshëm.

Nga detyrimi i votimit përjashtohen vetëm ata që ditën e votimeve ndodhen jashtë Greqisë dhe kushdo që e ka mbushur vitin e 70-të të moshës.

Qytetarët votojnë në qendrat e votimit që janë caktuar në kohën e duhur me vendime të autoriteteve kompetente rajonale.

Qytetarët mund të mësojnë se ku votojnë, duke klikuar në adresën www.ypes.gr dhe linkun “MATHE PU PSIFIZIS”

Duke telefonuar në numrin 213 136 1500 nga e hëna deri të dielën dhe nga ora 09,00 deri 17,00.

Kur paraqiteni në qendrën e votimit duhet të keni me vete letërnjoftimin apo pasaportën, apo lejen e drejtimit të mjetit, apo librezën shëndetësore.

Në fletën e votimit VENDOSIM VETËM KRYQ (+), në anën e majtë apo të djathtë të fletëvotimit. Nëse vendosim kryq në të dy anët, atëherë fleta e votimit konsiderohet e pavlefshme.

Ndaje me miqte