0030 210 33 18 483

Greva 24 orëshe, si do të funksionojë transporti publik në Athinë

Tribuna TV 29 Maj 2018

Edhe punonjësit e transportit publik do të marrin pjesë në grevën e përgjithshme 24 orëshe, të mërkurën.

Autobusat urbanë dhe trolejt e kanë zhvendosur grevën e tyre 24 orëshe për të enjten, kur gjatë gjithë ditës nuk do të funksionojë asnjë linjë. Kështu që të mërkurën do të punojnë në intervalin kohor 09,00 deri 21,00. 

Ndërsa tramvajet do të kenë ndërprerje të punës paraditen dhe mbrëmjen e të mërkurës, duke funksionuar vetëm në intervalin 09,00-21,00.

Trenat e OSE dhe Proastiako nuk do të funksionojnë për 24 orë, që nga mëngjesi i të mërkurës. Për këtë arsye nuk do të punojë as linja e metrosë nga stacioni Dukisa Plakentia deri në aeroport dhe anasjelltas.

Deri mesditën e të martës punonjësit e trenit elektrik dhe të metrosë ende nuk kishin vendosur nëse dhe në ç’mënyrë do të marrin pjesë në grevë.

Ndaje me miqte