Gruaja më e moshuar europiane vdes në moshën 116-vjeçare
ATSH
18 Qershor 2019
ROMË, 18 qershor /ATSH-ANSA/ – Giuseppina Robucci, gruaja më e moshuar europiane dhe e dyta në botë, vdiq në moshën 116-vjeçare.
“Ne jemi të trishtuar, por në të njëjtën kohë të nderuar që e kemi pasur qytetare”, tha Alfonso D’Aloiso, kryebashkiak i qytetit jugor italian Poggio Imperiale, ku ajo jetoi.
“Nonna Peppa” (Gjyshe Peppa), siç u bë e njohur, u lind më 20 mars 1903. Grupi i studiuesve të Gerontologjisë e renditi atë si personin e dytë më të vjetër në botë, pas japonezes Kane Tanaka, e cili është gjithashtu 116 vjeçe.
Për vite të tëra, Robucci menaxhoi një lokal me bashkëshortin e saj. Ajo kishte pesë fëmijë, nëntë nipër e mbesa dhe 16 stërnipër.
Grupi studiues i Gerontologjisë renditi 34 “superqindvjeçarët”, përgjithësisht të përkufizuar si persona të moshës mbi 110 vjeç ose më shumë, dhe të gjitha ishin gra.
Ndaje me miqte