0030 210 33 18 483

Hainkes: “Bayerni më i mirë i viteve të fundit, e meritonte finalen”

Tribuna TV 02 Maj 2018

Në radhët e Bayernit ka ankesa për gjyqtarin dhe zhgënjim për eliminimin nga finalja e Champions League. “Jemi të zhgënjyer, sepse bëmë një lojë të shkëlqyer”, deklaroi traineri gjerman i bavarezëve, Jup Hainkes pas ndeshjes.

“U thashë çunave që vitet e fundit nuk e kam parë Bayernin të luajë ashtu si sonte. Mirëpo në këtë nivel kaq të lartë nuk mund të bësh gabimet që bëmë në ndeshjen e parë dhe sonte, pas pjesës së parë. Nuk është nevoja të pyesësh se përse e lë fushën e lojës si ekipi që u eliminua, kur shënon dy gola brenda në Bernabeu. Kjo do të thotë diçka. Mirëpo Navas ishte fantastik”, tha Hainkes.

Bayern e fitoi Championsin në 2013 me trainer Hainkesin, por u skualifikua në katër nga pesë herët e fundit në gjysmëfinale, duke u mundur çdo herë nga ekipe spanjolle.

“pati të paktën një penallti për ne, por nuk mund të flas për gjyqtarin në një mbrëmje që bëmë gabime, si ai në fillim të pjesës së dytë; nuk i shkojnë për shtat këtij niveli. Është për të ardhur keq sepse në dy ndeshje ishim më të mirë se Reali. Bayerni e meritonte finalen”.

Ndaje me miqte