0030 210 33 18 483

Hania, përmirësohet gjendja e vogëlushit shqiptar që kishte rënë nga një lartësi e madhe

TV Tribuna 31 Janar 2021

Në këto kohë të vështira, mrekullitë janë një gjë mjaft e rrallë.

Por një mrekulli ka ngjarë në ishullin e Kretës, ku një vogëlush shqiptar është rikthyer në jetë, pasi kaloi gati një muaj në sallën e reanimacionit të spitalit Universitar të Iraklios.

12 vjeçari ra nga një lartësi e madhe në qytetin e vjetër të Haniasë, në 9 janar dhe gjendja e tij ishte thuajse pa shpresë. Mirëpo reagimi i shpejtë, përkjushtimi i stafit të mjekëve dhe infermierëve të spitalit, kanë bërë që përfundimisht gjendja e vcogëlushit shqiotar të përmirësoher dhe pas daljes nga reanimacioni, ai është dërguar në spitalin e qytetit ku jeton me gjithë familjen, pra në Hania.

Shoqata e Emigantëve Shqiptarë në Hania thotë se ndjen obligimin që të drejtojë një falënderim publik në shumë drejtime.

Vijon reagimi i shoqatës.

Me gëzim te madh njoftojmë gjithë bashkatdhetarët tanë, anëtaret e Shoqatës se djali  që ra në mënyre aksidentale nga muri i një ndërtese të hershme në qytetin e vjetër te Haniasë (që është gjithashtu dhe biri i një anëtari te Shoqatës sonë), e kaloi rrezikun për jetën dhe doli nga reparti i reanimacionit ku gjendej që prej datës  9 janar 2021.

Nga një komunikim qe patëm me prindërit e tij, gjendja  shëndetësore e 12 vjeçarit është shume e mire ka dala nga salla e reanimacionit dhe eshte shtruar ne pavijonin e pediatrisë te ketij spitali.

Marrim shkak qe nëpërmjet këtij statusi te Falënderojmë nga zemra gjithë stafin e mjekëve ne Spitalin Universitar Iraklio, stafin e mjekësve dhe infermierëve ne spitalin Agios Jiorgos hania, për përkushtimin professional  ndaj fëmijës. Drejtoreshen znj.Nektaria Pantelakis, stafin mësimor si dhe shoqatën e prindërve ne shkollën nr 2 ne Hania qe u gjenden qe ne momentin e pare ne mbështetje morale dhe materiale ndaj prinderve te fëmijës.

Falënderojmë nga zemra doktorin z.Manusho  Kapaki, drejtor i klinikes Therapeutic Center of Chania si dhe familjen e tij qe u gjend pranë familjes se djalit qysh ne momentet e par atë tragjedisë qe goditi ketë familje.

Një falënderim shkon për gjithë stafin e “Porto Platanias beach resort and spa”. Falënderojmë gjithë median lokale  qe pasqyruan ketë ngjarje qe ne momentet e parë; falënderojmë gjithë popullin e Haniase qe e perqafuan ketë tragjedi duke u dhëne mbështetje morale familjareve qe e kishin shume te nevojshme ne ato moment aq te vështira për ta.

Një falënderim shkon për kryesinë e Shoqatës se Emigranteve te Hanjiase qe u gjend ne çdo moment pranë familjes.

E bëme ketë falënderim sepse e ndiejmë detyrim moral ndaj te gjithë qtyre qe kontribuan ne ketë drame qe goditi qytetin e Haniase, sepse jemi krenare qe ne gjirin tone kemi keta njerëz te mrekullueshëm qe patën mbështetje e komunitetit grek vendas, por edhe te bashkatdhetarëve tanë kudo qe ndodhen.

Jemi krenarë qe humanizmi nuk njeh, kufi ashtu si edhe drama nuk ka kufi.

Zoti i dhente shëndet Luisit te vogël dhe prindërve kurajë dhe i sigurojmë se kemi qenë, jemi e do të jemi pranë tyre.

Shoqata e Emigrantëve Shqiptarë Hania

Ndaje me miqte