Sipas legjislacionit vendas, dy janë rrugët për marrjen e nënshtetësisë greke nga qytetarët e vendeve të treta:
1.Me Lindjen apo arsimimin në Greqi
2.Me natyralizim
Me lindjen dhe arsimimin në Greqie marrin nënshtetësinë kryesisht përfaqësuesit e brezit të dytë, pra fëmijtë e emigrantëve.
Gjithë të tjerët e marrin me natyralizim (politografisi).
Kush dëshiron të aplikojë për marrjen e nënshtetësisë greke me natyralizim, duhet të ndjekë këto hapa:
1.Të kalojë nga provimi për marrjen e certifikatës së njohurive të mjaftueshme për natyralizim (PEGP).
2.Pas marrjes së certifikatës, paguan taksën (paravolon) 550 euro.
3.Pasi ka bërë këto të dyja, duhet të plotësojë formularin e kërkesës për natyralizim.
4. Përgatit dosjen që do të shoqërojë kërkesën (aplikimin) për marrjen e nënshtetësisë me natyralizim.
Dosja duhet të përmbajë:
Fotokopje të legalizuar të pasaportës së vlefshme
Fotokopje të legalizuar të lejes së qëndrimi të vlefshme
Certifikatën e njohurive të mjaftueshme për natyralizim
Çertifikatë lindjeje e përkthyer dhe e legalizuar
Deklaratat tatimore (ekatharistiko) për vitet e qëndrimit që kërkohen në bazë të lejes
Kështu, për lejet epi makron, brezi i dytë, 10 vjeçare, aoristo, leje si pjesëtar i familjes së grekut kërkon 7 vjet qëndrim, ndërsa kërkohen deklaratat tatimore të paktën të pesë viteve të fundit para marrjes së certifikatës.
Për gjithë lejet e tjera, si 3 vjeçare, 2 vjeçare, leje për arsye të jashtëzakonshme, kërkohen 12 vjet qëndrim dhe të paktën 7 vite deklarata tatimore.
Asfalistiki enimerotita (vërtetim se nuk keni detyrime të pashlyera ndaj sigurimeve shoqërore)
Forologiki enimerotita (vërtetim se nuk keni detyrime të pashlyera ndaj zyrës tatimore)
Vërtetim nga enti i sigurimeve për periudhën e punësimit
Kontratë private pune
Kontrata e banesës o0se E9 për ata që e kanë blerë banesën
Fatura korrenti dhe telefoni
Vërtetim nga banka për pasjen e një llogarie bankare aktive.
Sipas rastit dosja shoqërohet edhe nga dokumente të tjerë, si certifikatat e lindjes së fëmijve nëse kanë lindur në Greqi, dëftesat e shkollës nëse janë arsimuar në Greqi
Çertifikatë martese me qytetar grek,
Dokumenta të tjera që vërtetojnë lidhjet të qëndrueshme me Greqinë, etj.
Pasi depozitohet kërkesa, qëndron në pritje të shqyrtimit, që sipas rrethanave të tanishme mund të zgjasë mjaft kohë, madje dhe vite.
Nëse gjithçka është në rregull, komisioni prej tre anëtarësh shpreh mendim pozitiv për dhënien e nënshtetësisë.
Vendimi firmoset nga drejtori i drejtorisë së nënshtetësisë dhe dërgohet për publikim në Fletoren Zyrtare.
Pastaj vjen thirrje për të bërë betimin.
Pas kryerjes së betimit shkon në bashki, regjistrohesh në regjistrin e gjendjes civile, merr certifikatën personale dhe shkon në rajonin e policisë për të nxjerrë letërnjoftimin.
ersonale dhe shkon në rajonin e policisë për të nxjerrë letërnjoftimin.