0030 210 33 18 483

Hatzidakis: 700,000 punëtorë dhe të papunë do të marrin pjesë në programet e trajnimit në vitet e ardhshme

23 Mars 2023

Gjithsej 700 mijë punëtorë dhe të papunë do të marrin pjesë në vitet në vijim në programet e trajnimit dhe rikualifikimit, të financuara nga Fondi i Rimëkëmbjes dhe NSRF, me theks në aftësitë e gjelbra dhe dixhitale, tha ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Kostis  Hatzidakis.

 

Deklaratat e ministrit gjatë një konference kushtuar burimeve njerëzore, me temën "Përmirësimi dhe rikualifikimi", organizuar nga Unioni Helen i Sipërmarrësve (EENE) në auditorin e Grupit Mjekësor të Athinës.

 

Sipas ministrit të Punës, për dekada të tëra vendi ynë nuk i shfrytëzoi sa më mirë fondet e BE-së, për programet e trajnimit dhe, siç shpjegoi ai, kjo është një nga arsyet pse Greqia renditet në fund të BE-së,  mbi treguesit e mospërputhjes së aftësive.

 

Në këtë kuadër, z. Hatzidakis vuri në dukje se Ministria e Punës ka ndërhyrë sistematikisht , me qëllim të përmirësimit të cilësisë së programeve të trajnimit dhe tashmë tarifat e ofruesve të trajnimit, si dhe të kursantëve, janë të lidhura me rezultatet e  trajnimit.  Konkretisht, Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale prezantoi metodologjinë e pagesës së ofruesve, bazuar në rezultate (pagesa sipas rezultateve), me qëllim efikasitetin dhe shfrytëzimin optimal të fondeve.

 

Hatzidakis: DYPA bashkëpunon me gjigantët ndërkombëtarë të teknologjisë

 

 

Gjithashtu, siç tha ai, për herë të parë në programet e trajnimit janë përfshirë edhe Universitetet dhe Shërbimi Publik i Punësimit (DYPA) ka realizuar tashmë bashkëpunime me gjigantë ndërkombëtarë në fushën e teknologjisë, si Google, Amazon, Cisco dhe Microsoft.

Ndër të tjera, z. Hatzidakis foli në favor të trajnimit brenda bizneseve.

 

“Çështja është të largohemi nga teoria dhe të kalojmë në praktikë”, tha ministrja e Punës, ndërsa nënvizoi edhe rëndësinë e forcimit të arsimit profesional.

Në këtë pikë, z. Hatzidakis vlerësoi bashkëpunimin e Ministrisë së Punës me Ministrinë e Arsimit, me synimin për të lidhur në mënyrë efektive nevojat e ekonomisë me sistemin arsimor.

Në kuadër të diskutimit, Anastasia Paretzoglou, Menaxhere e firmës , Fortune Greece, formuloi propozimin e Shoqatës Helenike të Sipërmarrësve për të lidhur uljen e kostove jo të pagave me rikualifikimin dhe aftësimin që do të preokupoj kompanitë që investojnë me vendosmëri në burimet njerëzore dhe punëtorë që përgjigjen për të marrë aftësi të çertifikuara.

 

 

Në lidhje me rritjen e pagës minimale 

 

Në të njëjtën kohë, ministri i Punës iu referua edhe rritjes së pagës minimale, duke thënë se qeveria e ka marrë 650 euro dhe e ka rritur në 780 euro.

 

“Përderisa  kemi rritje të pagave minimale, ekonomia ka ecur përpara dhe papunësia ka rënë nga 17.5% që kemi marrë në 10.8%.

 

Kjo lidhet tërësisht me faktin se u ulën taksat dhe kontributet e sigurimeve, si rezultat kemi një rritje të madhe të investimeve dhe një rritje akoma më të madhe të eksporteve” theksoi, z. Hatzidakis, duke sqaruar se për rritjen e pagës minimale është marrë parasysh qëndrueshmëria e bizneseve dhe rritja e nevojave të punëtorëve, “sidomos në periudhën e fundit, kur kemi inflacion të lartë të importuar”.

 

“Qeveria përcakton minimumin.  Megjithatë, ajo as nuk e pengon, nëpërmjet Kontratës Kolektive Kombëtare, të japë më shumë para dhe as nuk dekurajon ekzistencën e marrëveshjeve sektoriale.  Përkundrazi, ne i kemi bërë të detyrueshme kontratat sektoriale të lidhura në turizëm dhe hotelieri”, shtoi ai.

 

Njëkohësisht, sipas të dhënave të Sistemit Informativ “ERGANI”, paga mesatare në vitin 2022 është rritur me 12,4% krahasuar me vitin 2019, ndërsa sipas Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale, me rritjen që u vendos, Greqia ngjitet në vendin e 10-të midis 22 vendeve anëtare të BE-së që kanë një pagë minimale, nga vendi i 13-të më parë dhe, për sa i përket fuqisë blerëse, ngjitet në vendin e 13-të nga vendi i 18-të më parë.

 

 

 

 

 

Ndaje me miqte