0030 210 33 18 483

Hekurudha Tiranë-Durrës/ BERZH jep miratimin, hapet tenderi, vitin e ardhshëm nis puna

ATSH 05 Nentor 2019

Hapet drita jeshile për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës, me zgjatim Qafë e Kasharit – Rinas.

Pas miratimit të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, tashmë Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur procedurat për hapjen e tenderit për realizmin e këtij projekti mjaft të rëndësishëm, i cili sipas parashikimeve ligjore pritet të përfundojë brenda 2 viteve.

Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Artan Shkreli, theksoi se projekti parashikon një linjë krejt të rindërtuar Tiranë-Durrës dhe një linjë krejt të re, Qafë e Kasharit-Rinas. Sa i takon financimit, shifra është e ndarë përgjysmë, gjysma në formën e grantit dhe pjesa tjetër hua.

“Mendohet që çmimi i biletës të jetë normalisht nga 1.5 deri në 2 euro, por gjithmonë duke tentuar që me ndihmën e subvencionimit të shtetit, të jetë tek 1.5 euro”, nënvizoi Shkreli.

Projekti parashikon që trenat në këtë linjë të lëvizin me një shpejtësi që do të arrijë deri në 100 km/orë.

Ndaje me miqte