0030 210 33 18 483

Hidhet shorti për Euro 2020, Shqipëria përballë Francës. Panucci: “Synojmë vendin e dytë”

Tribuna TV 02 Dhjetor 2018

Shorti për eliminatorët e Euro 2010, ka vënë përballë Shqipërinë me kampionen e Botës në fuqi, Francën.

Pas shortit të hedhur në Dublin, kuqezinjtë e Panuçit janë në grupin H së bashku me Francën, Islandën Turqinë, Moldavinë dhe Andorrën.

Kosova nga ana tjetër u rreshtua në grupin A me 5 ekipe, me përfaqësuese të tilla si Anglia, Republika Çeke, Bullgaria e Mali i Zi.

Ndërsa Greqia do të përballet me Italinë. Të dy ekipet janë ndeshur për herë të fundit zyrtarisht, në vitin 1981, për eliminatoret e Botërorit 1982.

 

Grupi A

1- Angli

2- Republika Çeke

3- Bullgari

4- Mali i Zi

5- KOSOVA

 

Grupi B

1- Portugali

2- Ukrainë

3- Serbi

4- Lituani

5- Luksemburg

 

Grupi C

1- Holanda

2- Gjermani

3- Irlanda e Veriut

4- Estonia

5- Bjellorusi

 

Grupi D

1- Zvicra

2- Danimarkë

3- Irlanda

4- Gjeorgjia

5- Gjibraltar

 

Grupi E

1- Kroacia

2- Uells

3- Sllovakia

4- Hungaria

5- Azerbajxhan

 

Grupi F

1- Spanja

2- Suedi

3- Norvegjia

4- Rumania

5- Ishujt Faroe

6– Malta

 

Grupi G

1- Polonia

2- Austria

3-  Izrael

4- Sllovenia

5- Maqedoni

6- Letoni

 

Grupi H

1- Franca

2- Islandë

3- Turqi

4- SHQIPËRIA

5- Moldavia

6- Andora

 

Grupi I

1- Belgjika

2- Rusia

3- Skocia

4- Qipro

5- Kazakistan

6- San Marino

 

Grupi J

1- Italia

2- Bosnje-Hercegovinë

3- Finlanda

4- Greqia

5- Armenia

6- Lihteshtejn.

 

Panucci: “Synojmë vendin e dytë”

Trajneri i kombëtares kuqezi, Kristian Panuçi u shpreh se skuadra duhet të shkruaje historinë dhe se objektivi është vendi i dytë..

 “Mund të shkonte më mirë por dhe më keq. E pranojmë dhe do të punojmë që të bëjmë të pamundurën. Franca është favoritja e madhe, por dhe Turqia dhe Islanda janë ekipe mjaft të mira dhe do të garojnë për vendin e dytë. E rëndësishme është që të kem lojtarët në formë. Nuk u intereson shumë gjendja e lojtarëve ju, por vetëm rezultati. Lojtarët më interesojnë për momentin. Duhet ta shkruajmë ne historinë. Duhet të bëjmë çdo gjë për të fituar, duhet të bëjmë një luftë. Uroj që t’i kemi gati të gjithë lojtarët. Do e shihja duke luftuar me Islandën dhe Turqinë për vendin e dytë”, tha Panuçi.

Ndaje me miqte