0030 210 33 18 483

Higuain i jep fund karrierës me Argjentinën

ATSH 31 Mars 2019

Sulmuesi i “Chelseat”, Gonzalo Higuain  ka njoftuar tërheqjen e tij nga përfaqësuesja e Argjentinës.
“Kështu vendosa sepse dua të kënaqem me familjen time. Dua të kaloj kohën me vajzën time dhe njëkohësisht ndjej se vendit tim i ka dhënë gjithçka që kam mundur. Tani jam përkushtuar plotësisht për sfidat në ‘Chelsea’. Premier liga është mahnitëse dhe me të vërtetë dua ta shijoj duke luajtur. Me të vërtetë është shumë cilësore”, ka thënë Higuain, për mediet britanike.
Higuain ka luajtur për Argjentinën 75 ndeshje dhe ka shënuar 31 gola. Ndërkaq karrierën e tij e filloi tek “River Plate” dhe në vitin 2006 kaloi tek “Reali i Madridit”.
Pas 7 sezoneve në “klubin e mbretërve” ai shkoi në “Napoli” dhe më pas tek “Juventusi”, te “Milani” dhe së fundmi tek skuadra e “Chelseat”. 

Ndaje me miqte