0030 210 33 18 483

Hiqen masat anti Covid

TV TRIBUNA 15 Mars 2023

Ministria greke e shëndetësisë ka shpallur shfuqizimin e masave kundër Covid-19, tre vjet pas sanksioneve që u vendosën për shkak të pandemisë.

"Në mbledhjen e komisionit të ekspertëve ministria e shëndetësisë rekomandoi heqjen e masave ekzistuese kundër Covid-19, , me përjashtim të strukturave shëndetësore publike dhe private dhe qendrave të kujdesit për të moshuarit. Rekomandimi u pranua nga komisioni dhe pritet shfuqizimi i masave. Mbetet ndërkaq nevoja e ruajtjes së grupeve vulnerabil të popullsisë ndaj Covid-19 dhe për këtë arsye rekomandohet mbajtja e masave të mbrojtjes individuale, vaksinimi i aktualizuar, si dhe marrja e terapisë kundër viruseve”, thuhet në njoftimin e ministrisë së shëndetësisë.

Në praktikë, heqja e masave do të thotë se tashmë nuk është e detyrueshme mbajtja e maskës në mjetet e transportit publik, dhe as do të kërkohet testi një herë në javë për personelin e pavaksinuar që punon në sektorin publik dhe private.

Nga ana tjetër, detyrimi mbetet për personelin e pavaksinuar në spitale, klinikat, qendrat shëndetësore, si dhe në strukturat e kujdesit për të moshuarit (dy rapid teste në javë).

Gjithashtu mbetet përdorimi i detyruar i maskës për gjithë personelin, pacientët dhe vizitorët, si dhe testet diagnostikuese para ndërhyrjeve kirurgjikale, analizave speciale dhe shtrimin në spital.

Kujtojmë se masat e para kundër Covid-19 u morën në mars 2020, kur u anulua karnavali në Patra. Pasuan pezullimi i institucioneve arsimore, ndalimi i qarkullimit në ambientet publike të mbyllura, mbyllja e kufijve për vizitorët, lëvizja e njerëzve pas dërgimit sms në numrin 13033 dhe në verë 2020 në jetën e njerëzve hyri përdorimi i maskës.

Ndaje me miqte