0030 210 33 18 483

Hiri nga zjarri në restorantin në Nea Smyrni

24 Mars 2023

Një zjarr ka rënë në orët e para të së premtes në një restorant që ndodhet në rrugën Eleftheriou Venizelou në Nea Smyrni.

 

 Zjarri ka rënë në orën 04:30 dhe Zjarrfikësja është lajmëruar pasi dyqani i djegur ndodhej në katin e parë të një pallati katërkatësh.

 

Sipas Zjarrfikëses, 5 persona kanë dal nga pallati përmes shkallëve.  Mes tyre është një i plagosur i cili u dërgua në spitalin Evangelismos, si dhe një nënë me foshnjën e saj, të cilët janë dërguar për masa paraprake në spitalin e fëmijëve, Pedhon 

 

Në momentin që ka rënë zjarri, në lokal ka qenë një punonjës, i cili ka raportuar se persona të panjohur kanë thyer xhamat, kanë hedhur diçka brenda dhe menjëherë ka rënë zjarri.

 

 Për të shuar zjarrin kanë tentuar 20 zjarrfikëse me 9 automjete, ndërsa në vendngjarje kanë qenë forcat e Policisë dhe EMS.

 

Ndalim trafiku 

 

 Policia njoftoi se për shkak të zjarrit është ndalur përkohësisht qarkullimi i mjeteve në rrugën Eleftheriou Venizelou, në nivelin e kryqëzimit me Omiro, në të dy rrjedhat e qarkullimit.

 

Çështjen e ka marrë Departamenti i Prokurorisë për Shantazh 

 

 Rasti i zjarrvënies kaloji në Prokurorinë e Shantazhit pranë Drejtorisë së Sigurimit të Atikës.

 Sipas dëshmisë së një punonjësi të pastrimit të lokalit, i cili ishte shkatërruar plotësisht, dy-tre persona janë shfaqur papritur, në orët e para të mëngjesit, të cilët kanë thyer një dritare dhe kanë hedhur diçka brenda dhe menjëherë pas kësaj ka rënë zjarri.

Ndaje me miqte