0030 210 33 18 483

Hyrja në trolej dhe autobusa: vetëm nga porta e parë

Tribuna TV 02 Korrik 2018

Duke filluar që nga e hëna, 2 korrik, në trolejt dhe autobusat hyrja do të bëhet vetëm nga porta e parë, me qëllim që pasagjerët të kalojnë nga aparati përkatës biletën e tyre.

Qëllimi i kësaj mase është rritja e të ardhurave dhe luftimi i pasagjerëve pa biletë, prandaj, krahas hyrjes nga porta e parë, do të ketë intensifikim të kontrolleve.

Në ditën e parë drejtuesit e mjeteve ishin më elastikë dhe hapën edhe dyert e tjera.

“Ne, ajo që mund të bëjmë është që t’u themi se duhet të mësohen e të hipin nga porta e përparme për të kaluar biletën nga aparati dhe të zbresin nga dyert e mbrapme. Shpresojmë ta zbatojnë e të mos keni probleme”, tha një drejtues mjeti.

Ndaje me miqte