0030 210 33 18 483

Huawei i merr stafetën Apple-it si prodhuesi i dytë i smartfonëve

TV Tribuna 05 Gusht 2018

Gjiganti kinez i telekomunikacioni Huawei la pas kompaninë Apple si prodhuesi i dytë më i madh në botë i smartfonëve. Kështu, në tremujorin e dytë, Huawei u rendit në vendin e dytë pas Samsung-ut.

Kompania ka dërguar rreth 54 milionë smartfonë, një rritje mbi 40 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Huawei kishte një rekord të lartë të tregut prej rreth 16 për qind.

Kjo shënon herën e parë në shtatë vjet që një konkurrent arrin të thyejë dominimin e Samsung-ut dhe Apple si dy shitësit kryesorë në aspektin e dërgesave të smartfonëve.

 

Ndaje me miqte