0030 210 33 18 483

Hysaj pranë kalimit tek “Atletico Madrid”

ATSH 11 Korrik 2019

TIRANË, 11 Korrik /ATSH/ – Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj është shumë pranë transferimit nga Napoli tek Atletico Madrid.

Lajmi i bujshëm bëhet i ditur nga gazeta italiane “La Repubblica”, sipas së cilës drejtuesit e Napolit kanë arritur akordin me “Los Colchoneros” për transferimin e mbrojtësit shqiptar në kryeqytetin spanjoll.

Nuk bëhet të ditura termat financiarë të marrëveshjes por sipas gazetës në fjalë kalimi i Hysajt në La Liga do të zyrtarizohet në orët e ardhshme.

Ndaje me miqte