0030 210 33 18 483

I pavaksinuar? Në dyqan do të futesh vetëm me test

TV TRIBUNA 04 Nentor 2021

Gjithë punonjësit e pavaksinuar në sektorin publik dhe privat do të duhet të kryejnë dy teste në javë me qëllim që të vazhdojnë punën.

Ndërsa qytetarët e pavaksinuar do të mund të futen vetëm me test në zyrat e shtetit, në banka, njësitë tregtare, floktoret, në restorantet me ambiente mikste etj.

Ndërkaq, testi nuk do të jetë i nevojshëm për të hyrë në dyqanet ku shiten ushqime dhe në farmaci, si dhe në ushtrimin e besimit fetar.

Masat e reja, që synojnë vetëm qytetarët e pavaksinuar, u shpallën nga ministri i shëndetësisë Athanasios Plevris.

Gjithë punonjësit e pavaksinuar, sa në sektorin publik, edhe atë privat, në çfarëdo pozicioni që të gjenden, përfshirë edhe ambientet e kultit, do të mund të paraqiten në punën e tyre me detyrimin e dy testeve në javë, kuptohet, rapid test apo test PCR.

Gjithë qytetarët që nuk janë vaksinuar do të mund të futen në shërbimet publike, në banka, në gjithë ambientet mikste të argëtimit, në ambientet e jashtme, në njësitë tregtare dhe në gjithë veprimtaritë që nuk konsiderohen të nevojshme si në floktore, detyrimisht me PCR ose rapid test.

Për çdo lloj veprimtarie të kësaj natyre do të duhet të keni test diagnostikues, me qëllim që të mbrohen edhe vetë, por edhe bashkëqytetarët tanë që punojnë në këto veprimtari.

Nuk do të nevojitet test diagnostikues për të pavaksinuarit, në veprimtaritë e nevojshme, domethënë për ushqime, për ushtrimin e të drejtës së besimit fetar si dhe në farmaci.

Ndryshojnë ndëshkimet për dyqanet që nuk respektojnë masat. Në këtë pikë duhet të jemi të qartë.

Kontrollet do të intensifikohen. Kur jepet një liri që të funksionojnë ambiente të pastra, nuk do të ketë asnjë tolerancë ndaj atyre pak që nuk respektojnë masat dhe kanë në ambientet për të vaksinuarit edhe të pavaksinuar.

Kontrolli do të thotë që duhet të ekzistojë edhe certifikata, edhe identifikimi.

Ndëshkimet rriten dhe dyfishohen, me gjoba që do të fillojnë nga 5.000 euro dhe 15 ditë pezullim i funksionimit të njësisë, ndërsa paralelisht do të informohen qytetarët për dyqanet që nuk respektojnë këto masa dhe kanë marrë ndëshkime, me qëllim që ta dinë dhe të mos shkojnë në dyqanet që janë konstatuar shkelje.

Njëlloj, meqë është konstatuar se në ambientet sportive që janë vetëm për të vaksinuarit, por është i detyrueshëm përdorimi i maskës masa nuk zbatohet, do të ketë ndëshkime për ekipin që do të ndërlidhet me praninë e tifozëve në ndeshjet e ardhshme, nëse nuk respektohet mbajtja e maskës dhe masave të tjera kufizuese që zbatohen për stadiumet.

Ndaje me miqte