0030 210 33 18 483

Ilaçi i astmës i shtyn pacientët drejt vetëvrasjes

Tribuna News o 19 Korrik 2023

 Komisioni dhe Parlamenti Evropian, "trazohen ujërat " nga eurodeputetja franceze e Grupit të Identitetit dhe Demokracisë, Mathilde Androuët, me pyetjen e saj me shkrim, në të cilën citon detaje serioze për faktin se një ilaç që përdoret për trajtimin e astmës, shkakton tendenca vetëvrasëse te pacientët!

Siç thuhet, Singulair është një medikament i prodhuar nga kompania farmaceutike Merck, që përdoret për trajtimin e astmës, veçanërisht te fëmijët dhe shitet në Bashkimin Evropian.

 

Megjithatë, ajo thekson se hulumtimi i kryer në SHBA ka treguar se Singulair mund të ketë disa efekte anësore shumë serioze, duke përfshirë shkaktimin e mendimeve vetëvrasëse dhe problemeve psikiatrike tek të rinjtë.

Ajo zbuloi gjithashtu se, në vitin 2020, Administrata e Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së "mori më shumë se 80 raporte për vetëvrasje te njerëzit që merrnin ilaçin", megjithëse "paditë mbi ilaçin bllokohen" nga "doktrina e parandalimit federal".

 

Një mori padish kundër Merck pretendojnë se kompania mbuloi lidhjet midis ilaçit të astmës dhe efekteve serioze në shëndetin mendor të pacientëve."

Pyetja e saj, e thjeshtë dhe e arsyeshme:

Duke pasur parasysh shqetësimet legjitime të ngritura nga këto zbulime, a ka ndërmend Komisioni, nëpërmjet Agjencisë Evropiane të Barnave, të kryejë një hetim të thelluar për Singulair?

Ndaje me miqte