Imamoglu rifiton bashkinë e Stambollit
ATSH
23 Qershor 2019
STAMBOLL, 23 qershor /ATSH-AA-ANSA/ – Rezultatet e para jozyrtare të zgjedhjeve në Stamboll tregojnë se Ekrem Imamoglu i CHP-së kryeson me 53,72% të votave të numëruara deri tani ndaj Binali Yildirim të AK Parti, i cili ka marrë 45,37% të tyre.
”Aktualisht, kundërshtari im Ekrem Imamoglu është duke kryesuar. E përgëzoj dhe i uroj suksese”, tha Yildirim në një konferencë për media në selinë e partisë së tij në Stamboll.
”Sot fitoi demokracia. Sot fituan 16 milionë banorët e Stambollit”, tha nga ana e tij fituesi Imamoglu.
Këto ishin zgjedhje të përsëritura për bashkinë e Stambollit, që edhe më parë u fituan nga Imamoglu me rreth 13 500 vota, pas ankimimit të partisë AK për parregullsi.
Ndaje me miqte