Indonezi, 168 viktima pas cunamit vullkanik
ATSH
23 Dhjetor 2018
XHAKARTA, 23 dhjetor /ATSH-DPA/ – Të paktën 168 persona kanë humbur jetën pas një cunami vullkanik në Indonezi, njoftoi agjencia vendase për menaxhimin e fatkeqësive, BNPB, ndërkohë që numri i të zhdukurve ka arritur në 30.
”Ke edhe 745 të plagosur”, tha zëdhënësi i BNPB-së, Sutopo Purwo Nugroho.
”Provinca më e goditur është ajo e Bantenit, ku humbën jetën 126 persona”, shtoi ai.
”Numri pritet të rritet, ndërkohë që autoritetet po mbledhin të dhëna nga i gjithë vendit”, theksoi Nugroho.
Ndaje me miqte