0030 210 33 18 483

Infantino: Kjo Kupë Bote, më e mira deri tani

ATSH 12 Dhjetor 2022

DOHA, 7 dhjetor /ATSH-DPA/ – Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, është shprehur i kënaqur me Kupën e Botës në Katar deri më tani, duke e quajtur fazën e grupeve “më të mirën e historisë” në eventin me një “cilësi të madhe” futbolli.

“I pashë të gjitha ndeshjet, në fakt, dhe e thënë thjesht dhe shumë qartë, kjo ishte faza më e mirë e grupeve e një Kupe Botërore FIFA ndonjëherë”, theksoi Infantino në një video të në faqen e internetit të organit qeverisës.

“Ndeshjet ishin të një cilësie të madhe, në stadiume të bukura, ne e dinim tashmë këtë. Megjithatë, publiku që ishte aty ishte gjithashtu i pabesueshëm. Mesatarisht mbi 51 000 persona në çdo ndeshje”, shtoi ai.

“Dy milionë e gjysmë njerëz në rrugët e Dohas dhe disa qindra mijëra çdo ditë në stadiume, të gjithë së bashku, duke brohoritur së bashku, duke mbështetur ekipet e tyre, atmosferë fantastike, gola të mëdhenj, emocione të pabesueshme dhe surpriza”, tha Infantino.

Ndaje me miqte