0030 210 33 18 483

Ish mbreti i Greqisë përcillet në banesën e fundit

TV TRIBUNA 16 Janar 2023

Ish mbreti i Greqisë Konstantin është përcjellë të hënën në banesën e fundit në ish parkun mbretëror Tatoi ku ndodhen edhe varret e paraardhësve.

Ceremonia që u zhvillua në masa të rrepta sigurie filloi me meshën në katedralen e kishës ortodokse në Athinë.

Mijëra qytetarë ishin grumbulluar që herët në mëngjes për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Nga familjet mbretërore të Europës të pranishëm mbreti dhe mbretëresha e Spanjës, mbreti dhe mbretëresha e Holandës, Suedisë dhe Belgjikës, mbretëresha e Danimarkës, motra e mbretit Charles - princesha Eni në emër të Mbretërisë së Bashkuar,  princi Albert i Monakosë, princi Haakon, Duka i madh i Luksemburgut.

Konstantini u nda nga jeta të martën, në moshën 83 vjeç, pas një sëmundjeje të rëndë.

Ndaje me miqte