Ish-presidenti Obama paralajmëron për rrezikun e rritjes së nacionalizmit
TV Tribuna
08 Korrik 2018
Ish-presidenti amerikan, Barack Obama paralajmëroi sot në Madrid për rrezikun e rritjes së nacionalizmit si një përgjigje ndaj ndryshimeve teknologjike dhe politike në botë.
”Ne shohim një rritje të nacionalizmit përballë një ndryshimi të jashtëzakonshëm që po përjeton bota në aspektin teknologjik, ekonomik dhe politik’’, deklaroi Barack Obama në prani të 2 000 personave gjatë një samiti në kryeqytetin spanjoll për ekonominë e riciklimit dhe inovacionin teknologjik.
‘’Ne jetojmë në një periudhë politikisht të vështirë, në planin shoqëror individët janë shumë të shqetësuar. Ndryshimet po ndodhin shumë shpejt, njerëzit pyesin veten nëse mund t’i përshtaten këtyre ndryshimeve, ata kanë frikë’’, shtoi ai.
Ish-presidenti amerikan ngriti në këtë kontekst shqetësimin e tij për fragmentimin e opinionit publik për shkak të trajtimit divergjent të informacionit sipas mediave.
Ndaje me miqte