Ish sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s i refuzohet viza për në SHBA
Tribuna TV
27 Qershor 2018
Ish Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-së, Javier Solana, i është refuzuar viza 90 ditëshe për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas BBC, aplikimi i tij në Sistemin Elektronik për Autorizim të udhëtimit, është refuzuar për shkak të një vizite të tij në Iran.
Rregullat e vizave janë vendosur nga administrata e Obamës dhe nuk lidhen me ndalimin e diskutueshëm të Presidentit Donald Trump, i cili synon Iranin dhe pesë vende të tjera me shumicë myslimane.
75-vjeçari Solana ka drejtuar NATO-n nga viti 1995 deri në 1999. Ai më vonë u bë shef i politikës së jashtme të BE-së ku dhe ka ndihmuar në negociatat e vitit 2015 për marrëveshjen nukleare me Iranin.
Ndaje me miqte