0030 210 33 18 483

Islanda e “vockël”, pas Euro 2016, edhe në Botëror

Tribuna TV 22 Maj 2018

Dëmtimi në gju që e mbajti jashtë fushe në ndeshjet e fundit të Premier League, nuk do t’i privojë mesfushorit të Evertonit, Gylfi Sigurdsson pjesëmarrjen në finalet e Botërorit 2018.

Sigurdsson nuk është aktivizuar që prej 10 marsit, kur u dëmtua gjatë ndeshjes me Brighton.

Johann Berg Gudmudsson që vjen nga një sezon i shkëlqyer me Burnley dhe asi i Cardiff-it, Aron Gunnarsson, gjithashtu u përfshinë në listën përfundimtare të trainerit Heimir Hallgrímsson.

Islanda, me popullsi 340.000 banorë dhe vetëm 100 futbollistë profesionistë, është vendi më i vogël që është kualifikuar ndonjëherë për finalet e një botërori. Kombëtarja islandeze debutoi për herë të parë një veprimtari të madh në Euro 2016, ku dominoi mbi Austrinë dhe Anglinë dhe mbërriti deri në çerekfinale, ku u mund nga “zonja e shtëpisë”, Franca.

Portierë: Hannes Halldorsson (Randers), Runar Alex Runarsson (Nordsjaelland), Frederik Schram (Roskilde).

Mbrojtës: Ari Freyr Skulason (Lokeren), Hordur Magnusson (Bristol City), Ragnar Sigurdsson (Rostov), Kari Arnason (Aberdeen), Holmar Orn Eyjolfsson (Levski Sofia), Sverrir Ingi Ingason (Rostov), Birkir Mar Saevarsson (Valur), Samuel Kari Fridjonsson (Valerenga).

Mesfushorë: Gylfi Sigurdsson (Everton), Aron Gunnarsson (Cardiff City), Emil Hallfredsson (Udinese), Birkir Bjarnason (Aston Villa), Johann Berg Gudmundsson (Burnley), Olafur Ingi Skulason (Karabukspor), Arnor Ingvi Traustason (Malmo), Rurik Gislason (Sandhausen).

Sulmues: Alfred Finnbogason (Augsburg), Bjorn Bergmann Sigurdarson (Rostov), Jon Dadi Bodvarsson (Reading), Albert Gudmundsson (PSV Eindhoven).

Ndaje me miqte