Itali, qeveria Conte merr votëbesimin
ATSH
11 Shtator 2019
Deputetët italianë votuan sot në mbrëmje me një mazhorancë të gjerë besimin e qeverisë së re të Giuseppe Conte, në përfundim të një dite plot debate të ashpra në dhomën e ulët të Parlamentit.
Në 606 deputetë që votuan, 343 i dhanë besimin e tyre qeverisë, ndërsa 263 refuzuan dhe tre abstenuan, sipas numërimit zyrtar.
Ndaje me miqte