Izrael, koalicioni i Netanyahut fiton zgjedhjet
ATSH
10 Prill 2019
TEL AVIV, 10 prill /ATSH-ANSA/ – Kryeministri izraelit, Benyamin Netanyahu ka fituar një mandat të ri parlamentar, pas numërimit të 97% të votave.
Partia ”Likud” e Netanyahut dhe partia e ashtuquajtur ”Blu e Bardhë” e Benny Gantz kanë marrë nga 35 vende secila si parti.
Por, koalicioni i krahut të djathtë të kryeministrit ka aktualisht 65 vende nga 120 në Knesset dhe kjo lejon që ai të ketë një shumicë qeverisëse.
Menjëherë pas përfundimit të procesit zgjedhor, të dy liderët, Gantz dhe Netanyahu e quanin veten fitues.
Ndaje me miqte