0030 210 33 18 483

Ja kush janë babë e bir, për vrasjen e të cilëve është dënuar Halilaj

Tribuna TV 10 Maj 2018

Xhuliano Halilaj, një prej dy të arratisurve që vazhdon të mbetet i lirë, vuante në Koridalos një dënim të dyfishtë me burgim të përjetshëm. Gjykata e shpalli atë fajtor për vrasjen e shtetasit shqiptar Fillim Mesaja dhe djalit të tij dyvjeçar, Oligert, në një fshat të Kalamatas, në nëntor 2011. Duket se Halilaj ka qenë thjesht ekzekutori, pasi urdhërin për vrasjen e Mesajës e kishte dhënë që nga burgu krimineli i njohur grek, Vasilis Varelas.

Një muaj pas ngjarjes, policia greke arriti ta zbardhë ngjarjen dhe t’i hedhë prangat autorit si dhe gjithë bashkëpunëtorëve të tjerë. Tribuna e kishte përcjellë këtë çështje në numrin e saj të 24 dhjetorit 2011.

Po e riprodhojmë të plotë atë shkrim:

Zbardhet vrasja makabre e emigrantit dhe djalit të tij 2 vjeçar

Policia greke ka zbardhur vrasjen makabre, të ndodhur rreth një muaj më parë në Kalamata, me viktima emigrantin Fillim Mesaja dhe djalin e tij dyvjeçar, Oligertin.

Sipas policisë, porosia për ekzekutimin e Mesajës ishte dhënë nga një shtetas grek, bos i një grupi kriminal, ndërsa autor i vrasjes së dyfishtë është një shtetas shqiptar, 29 vjeç, që u arrestua të enjten në Porto Rafti, pranë Athinës, në një operacion të kryer nga një skuadër e shërbimit antiterror.

Shqiptari ndodhej në kërkim për një vrasje të kryer në vitin 2008 dhe një tentativë vrasjeje më 2009.

Pasditen e të premtes policia publikoi një komunikatë zyrtare, ku nuk jepen shumë detaje për vrasjen e dyfishtë që tronditi opinionin në Greqi e Shqipëri.

Për të njëjtën ngjarje, policia ka arrestuar edhe shtatë persona të tjerë, mes të cilëve edhe bosi 49 vjeçar i organizatës kriminale që përveç trafikur të drogës, merrej me vënie gjobash biznesmenëve të ndryshëm. Policia ka evidentuar edhe gjashtë pjesëtarë të tjerë të këtij grupi, që janë shpallur persona në kërkim.

Sipas policisë, në banesat e të arrestuarve jenë kryer kontrolle dhe janë gjetur e sekuestruar një pistoletë, një revolver, armë gjahu, drogë dhe shuma parash që kanë rezultuar nga veprimtaria kriminale e organizatës.

Policia mundi të bjerë në gjurmët e rrjetit kriminal pas investigimeve intensive në zonën e ngjarjes së rëndë dhe shqyrtimin e tabulateve të komunikimeve telefonike të

viktimës.

Sipas banorëve që u pyetën nga policia, viktima ditët e fundit ishte mjaft i shqetësuar, ndërsa ditën e tragjedisë persona të panjohur, me gjasë vrasësit e tij, por e kërkonin me ngulm. Madje një grua do të tregonte se kur Fillimi i tha se kishte lënë takim iu lut të mos e merrte djalin me vete....

Fillim Mesaja ishte me origjinë nga Kukësi dhe në fshatin Arios ku banonte, njihej me emrin Filip. Ai kishte emigruar në Greqi në fillim të viteve 1990. Baba i dy fëmijve njeri prej të cilëve me një sëmundje kronike, ai është cilësuar nga banorët vendas si një njeri tepër punëtor, korrekt, i komunikueshëm e tepër social, ndërsa kishte krijuar në fshat edhe një grup hipizmi, ku merrnin pjesë të rinjtë lokalë. Ai humbi jetën më 29 nëntor bashkë me djalin e tij dyvjeçar. Automjeti i tij u gjet i rrëzuar në një kanal anës së rrugës, ku u gjet nga një kalimtar që njoftoi policinë.

Motivi i vrasjes së dyfishtë nuk duket se ndërlidhet me veprimtarinë e organizatës kriminale, por me mosmarrëveshjet personale që bosi 49 vjeçar do të ketë pasur me viktimën.

Elementi më makabër i gjithë kësaj historie rrëqethëse është se, siç rezulton nga ekspertiza e deritanishme, vrasësi më parë therri fëmijën me thikë dhe pastaj ekzekutoi edhe të jatin. Të pranishëm në skenën e vrasjes kanë qenë edhe dy pjesëtarë të organizatës që gjithashtu ndodhen mes të arrestuarve
 

Ndaje me miqte