0030 210 33 18 483

Ja vendet më të mira për të jetuar në kohë pandemie

TV TRIBUNA 04 Tetor 2021

Varianti delta i Covid 19-ska ripërcaktuar mënyrën e bashkëjetesës tonë me virusin, me vende që qëndrojnë të pamposhtura përballë sulmit të mutacionit të ri, duke ofruar një model të ri se si bota del nga pandemia, vë në dukje agjencia mediatike Bloomberg.

Agjencia ka hartuar indeksin e rezistencës së vendeve ndaj Covid, ku vendi më i mirë për të jetuar në mes të pandemisë është Irlanda, e cila ka flakur Norvegjinë nga renditja përkatëse, në krye të së cilës ndodhej për disa muaj rresht.

Sipas agjencisë Bloomberg, vendi ishullor që fqinjëzon me Britaninë e Madhe, ia ka arritur të ulë ndjeshëm numrin ditor të vdekjeve dhe të të infektuarve, ndërsa në të njëjtën kohë ka hequr masën e karantinës së detyrueshme për udhëtarët e vaksinuar.

Natyrisht, shënon Bloomberg, në këtë arritje ka luajtur rol të rëndësishëm fakti se 90% e irlandezëve me moshë madhore kanë bërë dy dozat e vaksinës.

Sa i përket Greqisë, ajo ndodhet në mënyrë konstante në vendin e 21-të, në pozitë më të mirë nga Kina, Italia, Portugalia, SHBA, Australia dhe Zelanda e Re.

Por më keq nga Arabia saudite, Suedia, Singapori apo Hong Kongu.

Indeksi i rezistencës ndaj Covid, hartohet nga Bloomberg duke marrë në shqyrtim 53 ekonomitë më të zhvilluara të botës.

Renditja përllogaritet mbi bazën e 12 parametrave si përhapja e vit=rusit, kualiteti i shërbimeve shëndetësore, performanca e vaksinimit, vdekshmëria, shtrirja e masave kufizuese etj.

Ndaje me miqte