0030 210 33 18 483

Je shtetas shqiptar në Greqi, si merr divorc

Dedes & Associates – Law Firm 13 Shkurt 2020

Sipas ligjit, martesa mund të zgjidhet me divorc. Tipat e divorcit janë dy: divorc me konsensus dhe divorc me gjyq.

Divorci me konsensus ndjek tashmë një procedurë shumë të shpejtë, e cila nuk zhvillohet më në gjykatë, por para kujtdo noteri, me praninë e dy avokatëve – një për secilin bashkëshort- dhe nxjerrja e divorcit finalizohet brenda vetëm 10 ditësh.

Ky tip divorci u jep bashkëshortëve mundësinë që t’i zgjidhin me lehtësi gjithë problemet që rezultojnë nga zgjidhja e martesës së tyre, përderisa bashkëshortët kanë mundësinë që të marrin vetë vendimet për çështjet familjare, si kompensimi i ushqimit, kujdesi dhe komunikimi me fëmijtë e mitur, elementët e përbashkët të pasurisë, largimit nga banesa të njërit prej bashkëshortëve. Të gjitha këto, duke nënshkruar në prani të dy avokatëve një marrëveshje personale (idiotiko simfonitiko), ku bashkarisht vendosin për çështjet e mësipërme.

Kjo marrëveshje legalizohet nga noteri, dhe i garanton tash e tutje të dy bashkëshortët.

Sipas legjislacionit grek, shtetasit shqiptarë që banojnë ligjërisht dhe vazhdimisht në Greqi dhe duan të zgjidhin martesën që kanë lidhur në Greqi apo jashtë Greqisë, mund të ndjekin procedurën e mësipërme për nxjerrjen e divorcit me konsensus.

Pasi finalizohet procesi përpara noterit, bashkëshortët marrin nga një Akt Noterial të zgjidhjes së martesës, të cilin, pasi e siglojnë zyrtarisht me vulën Apostile, mund ta depozitojnë në gjendjen civile të vendit ku është kryer martesa në Shqipëri, duke u zgjidhur martesa edhe formalisht, në vendin e tyre të origjinës.

 

Për me shumë drejtohuni tek zyra DEDES & ASSOCIATES.

Çdo çështje që na ngarkohet nga klientët tanë, zgjidhet në mënyrën më praktike dhe efikase.

Për çdo informacion mund të shikoni faqen tonë në rrjetet sociale:

http://www.dedeslaw.gr/

https://www.facebook.com/dedeslawfirm

https://twitter.com/dedeslawgr

Dedes & Associates – Law Firm

Numra kontakti: +30 2103621415 (çdo ditë të javës, ora 9:00 -17:00)

Adresa: Leoforo Vasilisis Sofias 35, kati i 1-rë, Athinë

Ndaje me miqte