Jep dorëheqjen ministri grek i rendit
TV Tribuna
03 Gusht 2018
Ministri grek i mbrojtjes së qytetarit, Nikos Toskas ka dhënë të premten dorëheqjen.
Kryeministri Tsipras e ka panuar, ndërsa ka falënderuar zotin Toskas për shërbimet e ofruara.
Toskas ia kishte paraqitur dorëheqjen shefit të qeverisë menjëherë pas zjarrit katastrofal të 24 korrikut, por tashmë që emergjenca e situatës kaloi, iu rikthye avendimit të tij për t’u larguar nga këshilli i ministrave.
“Katastrofa natyrore dhe humbja e jetës e kaq bashkëqyetarëve tanë në Mati e tejkalon vullnetin tim për të vazhduar (në post). Falënderoj gjithë ata që luftuan për të përballuar tërbimin e zjarrit”, deklaroi Toskas.
Tashmë, kompetencat e ministrisë së mbrojtjes së qytetarit i kalojnë ministrit të brendshëm Panos Skourletis.
Ndaje me miqte