Jep dorëheqjen sekretari amerikan i mbrojtjes, Jim Mattis
ATSH
21 Dhjetor 2018
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis, i cili ishte në krye të ushtrisë më të fuqishme të botës, dha dorëheqjen.
Largimi i gjeneralit me katër yje vjen vetëm një ditë pasi Trump tha se ishte kritikuar për vendimin e marrë për të tërhequr forcat amerikane nga Siria.
Mattis ishte parë si një zë moderator në politikën e jashtme amerikane dhe Trump e kishte vlerësuar shumë kur mori postine presidentit, por marrëdhënia është përkeqësuar në muajt e fundit.
Në letrën e dorëheqjes, Mattis tha se do të largohej në fund të shkurtit.
Mattis ka lënë të nënkuptohen në mosmarrëveshjet me presidentin duke thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të vlerësojnë dhe të respektojnë edhe marrëdhëniet me Kinën dhe Rusinë.
Ndaje me miqte