0030 210 33 18 483

Juli Ndriko “Blic”, i ftuar këngëtari i njohur grek Vasilis Dimas

TV TRIBUNA 27 Shkurt 2021

Kantautori Vasilis Dimas është një nga përfaqësuesit më të spikatur të brezit të ri të muzikës së lehtë greke.

Debutimi i tij shënohet që në moshën 19 vjeçe, ndërsa kreu studimet e larta dhe pasuniversitare për matematikë dhe shërbeu si mësues matematike.

Krahas këngëve që interpreton vetë, ka shkruar këngë për disa prej emrave më të njohur të pistës, si Notis Sfakianakis, Stamatis Gonidis, Dionisi Skinia, keti garbi, Jorgos Alkeos, Litsa Jagusi, Stelio Roko, Pegi Zona, Natasha Theodoridu, etj.

Ende pa mbushur moshën 40 vjeç, Vasilis Dimas ka arritur të ketë në karrierën e tij si kantautor 10 disqe platini si dhe 2 të artë.

Ndaje me miqte