0030 210 33 18 483

Juncker - Pavlopoulos: Ballkani Perëndimor, në BE, me plotësimin e kushteve

Tribuna TV 20 Dhjetor 2018

Në favor të anëtarësimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor, por me kushte, u shprehën sa presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, aq edhe presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp në Bruksel.

“Jam në favor të anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Kjo natyrisht nuk është diçka që do të bëhet nga një ditë në tjetrën”, tha Juncker, duke shtuar që para se të fillojë procesi i anëtarësimit do të duhet që këto vende do të duhet të kenë zgjidhur gjithë konfliktet e sidomos mosmarrëveshjet kufitare.

“Duam të eksportojmë stabilitetin e vendeve të BE në vendet e Ballkanit Perëndimor. Nuk duam të importojmë destabilitetin”, tha Juncker.

Presidenti Pavlopoulos nënvizoi se Europa është e hapur ndaj popujve europianë të Europës Juglindore, mirëpo theksoi që pjesëmarrja në familjen europiane ka rregulla. “Nuk mundet një vend të bëhet anëtar i BE, nëse nuk zgjidh më përpara mosmarrëveshjet me shtete të tjerë e sidomos me shtete anëtare të BE-së. Kjo duhet bërë në zbatim të së drejtës ndërkombëtare”, tha presidenti i Greqisë.

Ndaje me miqte