Ka përfunduar parada në qendër të Athinës për festën e 25 marsit
24 Mars 2023
Përfundoi parada e studentëve në qendër të Athinës, për festimin 25 Marsit, e cila u zhvillua paraditen e së premtes, në prani të përfaqësuesve të lidershipit politik të vendit.
Kurora lulesh u vendosën nga kryetari i bashkisë së Athinës, Kostas Bakojanis, prefekti rajonal i Atikës, Giorgos Patoulis, nga oficerë të lartë, përfaqësues të partisë dhe zyrtarë të tjerë.
Zëvendëskryeministri Panagiotis Pikrammenos foli për një ditë “ triumf kombëtar” pas përfundimit të paradës dhe tha se po festojmë përvjetorin e një ngjarjeje unike dhe të papërsëritshme në histori.
“Kam admiruar pak më parë një paradë shumë të bukur nga fëmijët e vegjël”, tha z. Pikrammenos dhe shtoi. Si qeveri duam të krijojmë të gjitha kushtet që fëmijët tanë të vegjël të mund të kthehen. Sepse që Greqia të mbetet e fortë, duhet të kemi një rini të fortë dhe të krijojmë kushtet që fëmijët, e ardhmja e Greqisë, të mund të kthehen në vendin e tyre”.
Profekti rajonal i Atikës, Giorgos Patoulis tha: “Dua të përgëzoj fëmijët tanë në këtë ditë me diell këtu në Athinë për paradën që na mbushi me krenari. Ne sot kemi një mesazh, i cili është shumë i kohës: pavarësia dhe liria kombëtare ka nevojë për luftë dhe për bashkim. Ka nevojë edhe epoka e sotme, ka nevojë edhe Greqia e sotme dhe e ardhmja u përket fëmijëve tanë. I kemi duartrokitur dhe i urojmë më të mirat”.
Kryetari i bashkisë së Athinës, Kostas Bakojanis, tha pas paradës: “Fëmijët ishin perfekt. Le të sigurohemi që ata të jenë krenarë për të gjithë ne. Ndaj le të dalim, t'i dëgjojmë me vëmendje, me respekt, pjesëmarrja të jetë politike, pjesë e zgjidhjes dhe jo e problemit”.
Deputeti i SYRIZA-s, Nikos Filis, në deklaratat e tij tha: “Po festojmë një përvjetor kombëtar me peshën e një tragjedie kombëtare që preku veçanërisht fëmijët e vegjël. Fëmijët që janë të indinjuar sot dhe ai zemërim mund të kthehet në shpresë. Shpresa për një vend që do të ketë një arsim demokratik, pjesëmarrës që do të plotësojnë nevojat, por edhe pritshmëritë e fëmijëve tanë”.
Rregullat e trafikut ishin në fuqi në qendër të Athinës, ndërsa stacioni i metrosë Syntagma nuk funksiononte.
Parada e sivjetshme u zhvillua e masa të shtuara sigurie, pas trazirave të ditëve të fundit që kanë lindur në hijen e aksidentit të trenit në Tempe.
Ndaje me miqte