0030 210 33 18 483

Kabineti qeveritar kundër Netanyahu-t, tre ministra bojkotojnë mbledhjen

Tribuna News 08 Janar 2024

Pas nisjes së sulmeve në Rripin e Gazës, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka tërhequr një vëmendje të shtuar nga mediat ndërkombëtare. Ndonëse ai ka qenë i përfolur shumë për shkak të konfliktit me Palestinën, populariteti i tij brenda dhe jashtë Palestinës ka pësuar një rënie. Së fundi, duket se problemet e tij nuk janë vetëm me popullaritetin, pasi ka tensione edhe brenda kabinetit qeveritar.

 

Tre ministra nga Partia e Unitetit Kombëtar të opozitës, përfshirë kryetarin e partisë, Benny Gantz, kanë refuzuar të marrin pjesë në takimin javor të kabinetit të së dielës. Ky bojkot vjen pasi një seancë e kabinetit të sigurisë së lartë, që diskutoi për të ardhmen e Gazës, u shndërrua në një konflikt të hapur ditën e enjte, pasi ministrat e krahut të djathtë dhe zyrtarët ushtarakë u përplasën me ton të ashpra.

Ndaje me miqte