0030 210 33 18 483

Kakavije, bllokohet sasi e konsiderueshme barnash kontrabandë

ATSH 18 Prill 2019

Specialistët e Strukturave të Drejtorisë Antitrafik në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave bllokuan barna kontrabandë në pikën kufitare të Kakavijes.

Kutia me një sasi të konsiderueshme me barna kontrabandë është evidentuar gjatë procedurave të kontrollit në autobusin e linjës Greqi-Shqipëri, me drejtues mjeti me inicialet V.V.

Drejtoria Antitrafik dhe Dega Doganore Kakavije kanë bërë bllokimin e menjëhershëm të tyre.

Ndaje me miqte