Kallëzime penale kundër Trump
Tribuna News Network
31 Mars 2023
Akuzat e mundshme penale ndaj ish-Presidentit Donald Trump në Nju Jork kanë të bëjnë me një pagesë për aktoren e filmave pornografikë Stormy Daniels në ditët e fundit të fushatës presidenciale të vitit 2016, në këmbim të heshtjes së saj.
Pagesa u bë nga ish-avokati i zotit Trump, Michael Cohen, si pjesë e një skeme për të parandaluar publikimin e lajmeve të dëmshme politikisht rreth marrëdhënieve jashtëmartesore të manjatit të pasurive të patundshme.
Zoti Cohen pranoi fajësinë në lidhje me këtë rast në vitin 2018, por prokurorët federalë nuk e paditën zotin Trump, duke ia lënë prokurorit të qarkut të Nju Jorkut që ta ndiqte çështjen në bazë të ligjeve të shtetit.
Në gjyqin ndaj zotit Cohen në vitin 2018, prokurorët federalë detajuan hollësitë se si ai, nën urdhrat e zotit Trump, u përpoq të parandalonte bërjen publike të pretendimeve ndaj kandidatit Trump për këtë marrëdhënie. Pagesa u bë nga ish-avokati i zotit Trump, Michael Cohen, si pjesë e një skeme për të parandaluar publikimin e lajmeve të dëmshme politikisht rreth marrëdhënieve jashtëmartesore të manjatit të pasurive të patundshme.
Zoti Cohen pranoi fajësinë në lidhje me këtë rast në vitin 2018, por prokurorët federalë nuk e paditën zotin Trump, duke ia lënë prokurorit të qarkut të Nju Jorkut që ta ndiqte çështjen në bazë të ligjeve të shtetit.
Në gjyqin ndaj zotit Cohen në vitin 2018, prokurorët federalë detajuan hollësitë se si ai, nën urdhrat e zotit Trump, u përpoq të parandalonte bërjen publike të pretendimeve ndaj kandidatit Trump për këtë marrëdhënie.
Ndaje me miqte