0030 210 33 18 483

Kapen autorët e vrasjes së 26 vjeçarit në Peristeri

Tribuna TV 29 Qershor 2018

Policia greke ka arritur të gjejë dhe arrestojë autorët e vrasjes së 26 vjeçarit shqiptar Mario Leskaj, si dhe të zbardhë rrethanat e ngjarjes.

Leskaj u gjet i plagosur me sende të forta të mërkurën në orët e para të mëngjesit dhe ndërroi jetë menjëherë pas dërgimit në spital.

Policia ka arrestuar të njëjtën ditë (por e bëri publike vetëm të premten pasdite), dy persona – babë e bir, me moshë 59 dhe 28 vjeç.

Siç rezultoi nga hetimet, viktima kishte mosmarrëveshje personale me 28 vjeçarin dhe për këtë arsye ditët e fundit debatonin nëpërmjet telefonit.

Në orët e para të së mërkurës, 27 qershor, viktima bashkë me të vëllain shkuan në shtëpinë e 28 vjeçarit dhe kërkuan që të dilte jashtë për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre.

28 vjeçari doli bashkë me të jatin, duke mbajtur në duar sende të forta dhe pasoi një përleshje gjatë së cilës 28 vjeçari e plagosi për vdekje Marion.

Ndaje me miqte