0030 210 33 18 483

Katër shqiptarë arratisen nga burgu

TV TRIBUNA 03 Qershor 2019

Katër shtetas shqiptarë janë arratisur nga qelia e izolimit, pasi kanë neutralizuar policët e shërbimit.

Ngjarja ka ndodhur duke u gdhirë e hënë në komisariatin e Athinës që njihet si Petrou Ralli.

Mediat greke kanë mundur të sigurojnë emrat dhe fotografitë e dy prej tyre.

Ata janë Endrit Bacaj dhe Alesio Xhelo.

Sipas burimeve të pakonfirmuara zyrtarisht, ata të katër ishin sjellë nga burgu i Koridalosit, pas trazirave që ishin shënuar aty  para disa ditësh. Ata vuanin dënime për grabitje dhe vrasje në tentativë.

Njeri prej tyre u shtir sikur ishte sëmurë dhe ra për tokë. Kur një polic hyri në qeli që të shihte çfarë ka ndodhur, ata e neutralizuan nën kërcënimin e një thike artizanale dhe e çarmatosën.

Pastaj zbritën në hyrje të godinës, ku u përballën me një police që ishte roje dhe nën kërcënimin e armës e detyruan të hapte portën e daljes dhe u larguan me vrap.

Policia kaloi menjëherë në alarm dhe pas një ore u bë i mundur arrestimi i njerit prej tyre, në afërsi të sheshit Omonia.

Pasdite, u kap dhe një i arratisur i dytë, në Votanikos.

Policia vazhdon operacionin, e mbështetur dhe nga një helikopter, për gjetjen dhe arrestimin edhe të dy të tjerëve.

Ndaje me miqte