Katrougalos: Me Shqipërinë duam progres ashtu si me IRJ të Maqedonisë
Tribuna TV
13 Janar 2019
Numri dy i ministrisë së jashtme greke, Jorgos Katrouglaos, ka thënë se në marrëdhëniet me Shqipërinë ai shpreson të shënoet këtë vit i njëjti progres si dhe me Maqedoninë.
Në një intervistë për agjencinë shtetërore të lajmeve, ANA, Katrougalos thotë se disa prej iniciativave që kishte ndërmarrë ish ministri i jashtëm Nikos Kotzias, do të vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes. Mes tyre edhe negociatat e bllokuara Athinë – Tiranë.
“Dua të shpresoj që do të kemi edhe në marrëdhëniet tona me Shqipërinë të njëjtin progres që kishim me IRJ Maqedonisë, me kusht të njëmendtë rishqyrtimin e çdo mase që prek të drejtat e minoritetit tonë atje”, ka deklaruar ministri alternat grek.
Katrougalos ka shprehur sigurinë se marrëveshja e Prespës do të votohet nga Parlamenti grek.
“Jam absolutisht i sigurt se Marrëveshja e Prespës do të votohet nga shumica absolute e deputetëve, madje dhe më shumë prej tyre.
Në intervistë, ministri alternat grek i punëve të jashtme, ka shpjeguar saktësisht procedurën që do të ndiqet nga Greqia për ratifikimin e marrëveshjes që arritën kryeministrat Tsipras e Zaev në qershor të vitit të kaluar.
Sipas tij, këto hapa burojnë ose nga kushtetuta e vendit, ose nga vetë marrëveshja e Prespës.
“Pas njoftimit zyrtar nga vendi fqinj se aty përfundoi procesi, marrëveshja do të vijë për t’u ratifikuar në parlamentin grek. Pas votimit të marrëveshjes, mund të fillojë edhe procesi i ratifikimit të konventës për anëtarësimin e vendit fqinj në NATO. Parakusht për këtë është që të mbërrijë në vendin tonë protokolli përkatës i anëtarësimit, i cili duhet përsëri të ratifikohet nga parlamenti grek. Natyrisht, datat ekzakte për gjithë këto procedura parlamentare do të caktohen nga kryeministri në marrëveshje me kryetarin e parlamentit”, ka thënë Katrougalos.

Ndaje me miqte