Gjithë personat që kanë aplikuar për nënshtetësinë greke dhe duan të pyesin se në ç’fazë ndodhet aplikimi i tyre, tashmë mund të telefonojnë direkt në drejtorinë e nënshtetësisë të Ministrisë së brendshme.
Siç bën të ditur zyra e shtypit e ministrisë, numri i telefonit ka nisur të funksionojë para disa ditësh.
“Me krijimin e zyrës së shërbimit telefonik përmbushim nevojat e të interesuarve për komunikim dhe informim, lidhur me ecurinë e kërkesës së tyre për natyralizim”, thuhet në njoftimin përkatës.
Të interesuarit mund të telefonojnë nga e hëna në të premte (me përjashtim të pushimeve zyrtare), dhe nga ora 10,00 deri 13,00, në numrin e telefonit: (+30) 2131361919.
Edhe në internet
Rruga tjetër për të mësuar mbi fatin e aplikimit, mund të klikojnë në faqen zyrtare të ministrisë së brendshme, ku në fund djathtas te kutia rozë, me emrin “POREIA KTISIS ITHAJENIAS – Ecuria e marrjes së nënshtetësisë) dhe të ndjekin udhëzimet.
Domethënë:
Klikojnë shërbimin ku e kanë dorëzuar aplikimin në bazë të qarkut,
Numrin e dosjes,
Emrin, mbiemrin,
si dhe shkruajnë simbolet e verifikimit në fund fare e pastaj shtypin “ANAZITISI”.
Të njëjtat veprime do të mund të bëni edhe në klikoni direkt te ky link
http://pf.emigrants.ypes.gr/pfIUA/