0030 210 33 18 483

Ke makinën tënde, kjo të intereson. Nuk do të ketë rritje të taksës në autostradë

TV TRIBUNA 19 Shtator 2019

Kompania që menaxhon autostradën e Athinës, “Attiki Odos”, njoftoi të mërkurën se nuk do të zbatohet rritja e çmimit të taksës së kalimit, që ishte komunikuar para një muaji.

“Bordi drejtues i Attiki Odos njofton se nuk do të aplikojë rritjet e taksave që kishte komunikuar në 14 qershor 2019”, thuhet në njoftimin përkatës.

Kujtojmë se në 14 qershor, Attiki Odos Sh.A., kishte publikuar vendimin për të rritur me dy hapa çmimin e taksës së kalimit. Hapi i parë, më 1 korrik 2019 dhe hapi i dytë më 1 janar 2020.

Në korrik çmimi do të bëhej 3 euro nga 2,80 që është aktualisht dhe nga 1 janari 2019, taksa e kalimit do të bëhej 3,30 euro.

 

Për furgonat dhe mjetet e tjera të tonazhit më të madh taksa do të ishte edhe më e lartë.

Ndaje me miqte