0030 210 33 18 483

Ke shtëpi në Greqi, shiko se sa ulet taksa ENFIA

TV TRIBUNA 06 Gusht 2019

Gjithë pronarët e banesave në Greqi do të kenë tashmë një ulje të konsiderueshme të taksës së pasurisë së patundshme (ENFIA).

Autoriteti i Pavarur i të Ardhurave Publike (AADE), synon që deri më 16 shtator të jenë publikuar gjithë deklaratat e ENFIA-s, me qëllim që deri më 30 shtator të paguhet kësti i parë i taksës.

Në këtë kuadër, AADE ka bërë publike qarkoren, ku janë përcaktuar uljet e taksave si më poshtë:

Për banesa me vlerë deri 60.000 euro, ulja e taksës ENFIA është 30%

Për banesa me vlerë deri 7.000 euro, ulja e taksës ENFIA është 27%

Për banesa me vlerë deri 80.000 euro, ulja e taksës ENFIA është 25%

Për banesa me vlerë deri 1.000.000 euro, ulja e taksës ENFIA është 20%

Për banesa me vlerë mbi 1.000.000, ulja e taksës ENFIA është 10%

 

AADE ka dhënë dhe disa shembuj përfaqësues:

Një taksapagues që ka një apartament të katit të parë me sipërfaqe 110 m2, ndërtuar në 1980 në zonën IZ të Peristerit (Atikë), me vlerë 55.400 euro, në 2018 pagoi ENFIA 322,19 euro. Sivjet do të paguajë 225,53 euro (pra do të paguajë 96,66 euro më pak, ose 30% më pak nga vjet).

Një taksapagues që ka një apartament të katit të tretë, 110 m2, ndërtuar në 2005, në zonën A të bashkisë Filis (Atikë), me vlerë 76.230 euro dhe një banesë të trashëguar nga prindërit 100 m2 në zonën A të Agio Vasilit Rethimno, ndërtuar në 1970, me vlerë 39.690 euro (vlera totale e pasurisë 115.920 euro). Në 2018 pagoi ENFIA 665,54 euro, ndërsa sivjet do të paguajë 532,43 euro (pra do të paguajë 133,11 euro më pak, ose 20% më pak).

Taksapagues që ka një apartament në kat të 4-t, 120 m2 ndërtuar në 2010 në zonën A të Iliupolit (Atikë), me vlerë 179.676 euro dhe banesë verimi kati i parë, 80 m2 në zonën B të bashkisë Ksilokastro ndërtuar në 2004, me vlerë 69.000 euro dhe një banesë nga prindërit 130 m2, në zonën D të bashkisë Tripoli, ndërtuar në 1978, me vlerë 81.900 euro (vlera totale e pasurisë 330.576 euro). Në 2018 pagoi 1.543,92 euro, ndërsa sivjet do të paguajë 1.235,14 euro (pra do të paguajë 308,78 euro më pak, ose 20% më pak).

Ndaje me miqte