KIDISO: Praktikat përçarëse janë zjarr në depon e barutit
Tribuna TV
31 Janar 2019
Rreziqet serioze për të ardhmen e vendit dhe të shoqërisë nga kilma e përçarjes kombëtare që po dominon pas miratimit të Marrëveshjes së Prespës, nënvizon në një deklaratë për shtyp Lëvizja e Demokratëve dhe Socialistëve (KIDISO), që kryesohet nga ish kryeministri Jorgos Papandreu.
Në deklaratë thuhet se “partitë dhe politikanët më parë se gjithë të tjetër, duhet tani të bëjnë një hap mbrapa, duke i dhënë fund ekzagjerimeve dhe gjykimeve ekstremiste, dhe t’u japin tonin edhe mjeteve të informimit”.
“Gjithë forcat politike demokratike duhet të marrin iniciativat e domosdoshme politike kundër përçarjes dhe dhunës; mosdakordësia politike duhet të shprehet pa krijuar armiq, me terma të një lufte civile”, thuhet më tej në deklaratën për shtyp.
Sipas KIDISO, “në një vend që po mastigohet nga kriza ekonomike për më shumë se dhjetë vjet, praktika të tilla janë zjarri në depon e barutit”.
KIDISO rikujton deklaratën e Jorgos Papandreut në muajin qershor dhe gjithë sa përsëriti pak para votimit të Marrëveshjes së Prespës, ku kërkonte prej të gjithëve që të ruajnë kohezionin dhe paqen e mos ta shpinin popullin në një përçarje të re kombëtare. “Por zëri i tij ishte një zë në shkretëtirë. Pjesa më e madhe e sistemit politik – por edhe gazetarët – preferuan të lexonin gjithçka tjetër donin në ndërhyrjet e Papandreut, por jo atë që në të vërtetë nënvizonte, në varësi të spekulimeve partiake dhe skenarëve që u shërbenin”, përfundon deklarata e Lëvizjes së Demokratëve Socialistë.
Ndaje me miqte