KINAL në ethe për zgjedhjen e kryetarit
TV TRIBUNA
18 Tetor 2021
Në Lëvizjen për ndryshime (KINAL) vazhdojnë përgatitjet e ethshme për zgjedhjen e kryetarit të partisë.
Në kuadër të iniciativës që ka marrë ditët e fundit, ish kryeministri Jorgos Papandreu u takua me disa prej kandidatëve për kreun e Lëvizjes.
Flitet se Papandreu ka kërkuar që të tërhiqen gjithë kandidaturat e tjera me qëllim që të garojë për t’u rikthyer në krye të PASOK-ut, që tashmë e ka ndërruar emrin në KINAL – Lëvizja për Ndryshim.
Por duket se ende ish kryeministri nuk i ka marrë vendimet e veta dhe gjithkush pret se çfarë do të bëjë zoti Papandreu deri në 21 tetor që skadon afati për shpalljen e kandidaturave.
Zgjedhjet e reja për kreun e kësaj partie është vendosur të mbahen në 5 dhjetor.
Deri tani kandidaturën e tyre e kanë shpallur eurodeputeti Nikos Amdrulidakis, ish ministrat Anderas Loverdos, Haris Kastanidis, Pavlos Gerulanos dhe Vasilis Kekeroglu, si dhe zëdhënësi i partisë, Pavlos Kristidis.
Kryetarja aktuale e KINAL-it, Fofi Gennimata që u shtrua në spital javën e kaluar deklaroi se tërhiqet nga gara për arsye shëndetësore.
Ndaje me miqte