KINAL, shpallet lista e kandidatëve për deputetë. Fatos Malaj kandidon në A"?? Athinë
Tribuna TV
16 Dhjetor 2018
Kryetarja e Lëvizjrs për Ndryshim (KINAL), Fofi Gennimata ka sulmuar ashpër qeverinë, por edhe partinë më të madhe të opozitës, Demokracinë e Re, duke theksuar që “kundërvënia Tsipras-Mitsotakis është një ‘luftë gjelash’ me qëllim që të godasin forsën progresive të së majtës së qendrës.
Duke folur në mbledhjen e Komitetit Qendror të Lëvizjes, Gennimata shprehu optimizmin se në zgjedhjet e ardhshme KINAL do të arrijë të prishë planet Tsipras-Mitsotakis dhe të dëshmohet në katalizator për ndryshimin politik.
Duke folur për kryeministrin Tsipras, Gennimatas tha se “ai nuk është as i majtë, as realist dhe as socialdemokrat” dhe se “po qeveris me një grup miqsh që shkelën parimet dhe vlerat”.
Me tone të njëjta ishte kritika e zonjës Gennimata edhe për shefin e opozitës, Mitsotakids. “Zoti Mitsotakis betohet në çdo drejtim se do të zbatojë me besnikëri angazhimet shkatërruese për popullin që ka ndërmarrë zoti Tsipras. Mitsotakis, në emër të “së resë” dhe neoliberalizmit ka hipur në trenin e rikthimit të së djathtës nga e kaluara. Gjithçka për të fituar pushtetin”.
“Ne jemi të vendosur që ta zhvillojmë fuqishëm betejën e zgjedhjeve. Duam ta shpiem vendin përpara. Duam t’i ndryshojmë gjërat. Duam të kthejmë me të vërtetë faqen e vendit, që nuk u kthye me SYRIZANEL. Duam unitet kombëtar. Duam të formulojmë një tregim të ri për vendin dhe perspektivën e saj”, nënvizoi kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim.
Në mbledhjen e të dielës u publikuan edhe emrat e 230 kandidatëve të Lëvizjes për Ndryshim që do të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare. Gennimatas tha se lista pasqyron imazhin e Lëvizjes për Ndryshim në komunitetet lokale dhe u bëri thirrje kandidatëve që të luftojnë kudo dhe çdo ditë.
Në mbledhje iu referua klimës pozitive për KINAL-in që gjendet në të gjithë vendin, ndërsa u tha se sondazhet janë ato që tregojnë se ka optimizëm për ecurinë e betejës elektorale.
Fatos Malaj, në A’ Athinë
Mes 230 emrave të kandidatëve është dhe ai i Fatos Malajt, shqiptarit të parë që synon dhe ka shumë shanse të zgjidhet deputet i parlamentit grek.
Malaj kandidon në zonën elektorale A’ Athinë, një zonë e cila gjithmonë është karakterizuar nga rivaliteti i lartë ndërmjet partive dhe kandidatëve.
Ndaje me miqte