Klajdi Bitri përcillet në banesën e fundit, ministri Balla shpreh përkrahjen pranë familjarëve: Do të ndjekim procesin gjyqësor
Tribuna News
02 Shtator 2023
Sot është përcjell në banesën e fundit i Klajdi Bitiri, i riu shqiptar që u vra në Sirolo të Italisë. Incidenti u shkaktua nga Fatah Melloul, një 27-vjeçar algjerian.
Ministri Taulant Balla dhe kryebashkiakia Eriselda Sefa ishin të pranishëm gjatë ceremonisë. Vëllai i Klajdit, Xhuliano, falenderoi Sefën për ndihmën dhe përkrahjen që i ofroi për repatriimin e trupit të vëllait në Shqipëri.
Eriselda Sefa, nënkryetarja e Bashkisë së Lushnjës, nuk mundi të gjejë fjalë për të përshkruar tragjedinë dhe shprehu gatishmërinë e saj për të ndihmuar familjen në këto çaste të vështira.
Në një bisedë me ministtrin Balla, Xhuliano, u shpreh se do të kthehet në Itali për seancën e gjyqit dhe për të dhënë dëshminë e tij.
Ministri Balla: Premtoj se do të ndjekë procesin gjyqësor dhe do të kërkojë drejtësi.
Babai i Klajdi Bitrit: Dua dhe unë drejtësi, sepse ishte i pafajshëm. Dua unë si prind, dua drejtësinë time, unë nuk kam bërë as dënim më të vogël.
Ndaje me miqte