0030 210 33 18 483

Kokainë me vlerë 2 milionë brenda karkalecave në Pire

Tribuna News Network 19 Gusht 2023

Kokaina me peshë totale 64 kg u gjet në një kontenier në Portin e Pireut, e fshehur brenda një kontejneri me karkaleca deti.

 

 

Sipas njoftimeve zyrtare pas shfrytëzimit të informacionit nga Agjencia Amerikane e Luftës kundër Drogës. (D.E.A.), u gjet një kontenier me origjinë nga Ekuadori, në të cilin u gjetën dhe sekuestruan 58 pako të improvizuara me gjithsej 64 kilogramë kokainë.

 

 

Sipas autoriteteve, përfitimi i pritshëm nga importimi dhe shitja e sasisë së konfiskuar të kokainës e kalon shumën prej 2.000.000 euro, ndërkohë që vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

 

Informacionet thonë se droga u gjet brenda frigoriferëve-kontejnerëve me karkaleca deti.

Ndaje me miqte