0030 210 33 18 483

Komisioni Europian shton ndihmat financiare për Italinë, Greqinë dhe Spanjën

ATSH 29 Maj 2018

NJU JORK, 29 maj /ATSH-ANSA/ – Brukseli parashikon të spostojë investimet nga vendet e Europës Qëndrore dhe asaj Lindore, me 30 vlerë miliardë euro, çka do të thotë ndërprerje e kuotave të bilancit për politikat e kohezionit me Poloninë dhe Hungarinë, dhe do t’i orientojë drejt Greqisë, Italisë dhe Spanjës.

Sipas gazetës ”Financial Times”, BE do të prezantojë në orët në vazhdim një dokument që demonstron se si Komisioni po vlerëson kriteret për dhënien e fondeve, duke lënë Europën Qëndrore dhe Lindore të përballojë një shtrëngim më të madh nga 10% i programit total të kohezionit.

Ndërsa për Poloninë është parashikuar një shkurtim fondesh prej 23%, për Spanjën, Greqinë, Italinë është parashikuar një rritje fondesh.

Për Athinën është parashikuar një rritje prej 8%, për Italinë 6,4% ose 38,6 miliardë dollarë, ndërsa për Spanjën 5% ose 34 miliardë dollarë.

Ndaje me miqte